Ju ndëgjojmë, studjojmë konkurrencën tuaj dhe zhvillojmë një plan të veçantë për të arritur qëllimet tuaja.
E dimë se çfarë të bëjmë, jemi profesionistë me përvojë të gjatë në fushën e dizajnimit dhe web zhvillimit.
Jemi të bindur se nëse keni webfaqe, do t´ju ndihmojë për të përmirësuar mundësitë e zhvillimit të biznesit tuaj.
Jemi këtu për të larguar të gjitha dyshimet.
Qëllimi ynë është për të hartuar dhe zhvilluar një webfaqe që i përshtatet kërkesave tuaja dhe buxhetit.
Web Dizajn
Bëjmë dizajnimin e webfaqeve nga më të thjeshtat deri në dizajnimin e portaleve më të ndërlikuara, gjithmonë duke punuar në përputhje me kërkesën dhe buxhetin e klientëve.
Planet tona për webdizajn ofrojnë zgjidhje të plotë duke përfshirë gjithçka që ju duhet që t´a keni faqen tuaj në internet, shpejt dhe me efikasitet, që nëntupton regjistrimin e emrit (domain) të hosting shërbimit.
Si bazë, ne përdorim plataformat e menaxhimit, që përdoren nga miliona njerëz në mbarë botën, kjo na lejon për të garantuar stabilitetin e platformave tona.
Për dallim nga shumë kompani të tjera, ne bëjmë vetë dizajnimin e webfaqeve dhe i përshtatim sipas kërkesave të klientëve tonë.
Për ndërmarje të vogla dhe të mesme si dhe për profesionistë të pavarur, ne rekomandojmë webfaqet standard, që përshtaten për biznesin tuaj dhe janë më lehtë për t´i menaxhuar dhe optimizuar për motorët e kërkimit.
Zhvillimi Progresiv Web
Për të pyetur për çmimin e një webfaqeje, është e ngjashme sikur të pyetni për vlerën e një makine… përgjigjja mvaret nga lloji i makinës që ju dëshironi të bleni dhe çfarë karakteristika dëshironi të ketë automjeti. Në IBC Web Solutions, kemi një ekip që mund të zhvillojë dhe zbatojë, sipas kërkesës, komponente komplekse që kanë funksione të veçanta, si për shembull, kupona për zbritje, sisteme për shitje me pakicë dhe shumicë, kalendar për evente, procese komplekse për motorët e kërkimit, sistem për filtrimin e të dhënave dhe përmbajtjeve, njoftime të automatizuara, transmetim direkt të ngjarjeve në audio dhe video (streaming) etj.
Duhet të keni parasysh këto pesë aspekte themelore për një zhvillim të mirë të webfaqes:
1) Përdorshmëri dhe lundrueshmëri të lehtë për klientët potencial dhe përdoruesit e webfaqes
2) Administrim i lehtë për pronarët e webfaqes
3) Stabilitet të sistemit për të siguruar funksionimin efikas të webfaqes
4) Siguri në trajtimin dhe rrjedhjen e informatave
5) Integrim me dizajn dhe estetikë sipas kërkesës
Në IBC Web Solutions, kemi përvojën dhe njohuritë e nevojshme për të arritur një rezultat që kombinon, në mënyrë optimale, pesë parametrat e lartpërmendur, dhe duke u siguruar klientëve tanë, zhvillimin më të mirë për projektin tuaj.
Pozicionim Web
Pasi që webfaqja juaj do të jetë online (në internet), hapi tjetër është, për ta bërë atë që të gjindet lehtë nga klientët tuaj potencial.
Për të arritur këtë ka tre rrugë të mundshme: Optimizim në motorët e kërkimit (SEO), Marketing në motorët e kërkimit (SEM) dhe Community Management (CM)
Marketing në motorët e kërkimit (SEM)
Opsioni më i shpejtë dhe 100% efektiv, për ta bërë webfaqen tuaj të gjinden lehtë nga klientët tuaj potencial është reklamimi në motorët e kërkimit.
Ky opsion përfshin program me pagesë i zgjedhur nga ju (p.sh. Google AdWords ose Facebook Ads) që mund të jetë në bazë të klikimeve të marra gjatë ekspozimit të webfaqes suaj në motorët e kërkimit varrësisht nga fjalët e kërkuara që identifikohen me biznesin tuaj ose për ta parë reklamën tuaj. Përparësia e madhe në këtë mënyrë është se rezultatet janë efikase dhe të menjëhershme. Nëse dëshironi që gjatë kërkimin, webfaqja juaj të paraqitet në krye të Google, kjo është alternativa më e mirë për ta zgjedhur.
Në IBC Web Solutions, ne ofrojmë shërbimin e menaxhimit të llogarisë AdWords (programi SEM i Google, ku reklama juaj do të shfaqej në anën e djathtë, në krye të kërkimit apo me anë të Rrjetit Display me foto) për një kosto fikse mujore. Ne menaxhojm, ndër të tjera, planifikimin e shpalljeve në përputhje me udhëzimet e publikimit ekzistues në program të ngjajshëm duke analizuar konkurrencën tuaj për të maksimizuar fitimin tuaj, në të njejtën kohë punojmë për të anuluar klikimet nga njerëz që nuk i përgjigjen profilit tê konsumatorëve tuaj potencial, kufizimin e fushatës në zonën gjeografike ku operon biznesi juaj si dhe në gjuhë e grupmoshë.
Optimizim në motorët e kërkimit (SEO)
Kjo është një mënyrë e frytshme, por rezultatet vijnë më ngadalë. Në IBC Web Solutions, punojmë për të arritur të përmirësojmë ndijshëm pozicionimin e webfaqes suaj në rezultatet e kërkimit në Google, Yahoo dhe Bing për fjalë dhe fraza që idnetifikohen me biznisin tuaj. Pra, webfaqja juaj do të pranojë vizitorë të cilët gjejnë në webfaqen tuaj atë çfarë ata me të vërtetë kanë kërkuar në Google, Yahoo apo Bing. Për të arritur këtë, ndër të tjera, ne analizojmë webfaqen tuaj, shifrat e saj, fjalët kyçe, kategorinë në të cilën takon biznesi apo projekti juaj dhe gjithashtu analizojmë rezultatet e konkurrencës, për të aritur një pozicionim më të mirë dhe të personalizuar për webfaqen tuaj.
Community Management
Paraqitje në rrjetet sociale sot është gjithnjë e më e rëndësishme për çdo projekt, jo vetëm për shkak se ajo favorizon SEO-n, por edhe për shkak se mirëmban një komunikim të drejtpërdrejtë me klientët tuaj potencial, lexuesit apo publikun më të gjerë.
Në IBC Web Solutions, kemi një grup të redaktorëve të specializuar që mund të gjenerojnë përmbajtje relevante dhe të cilësisë së lartë për ta rritur imazhin dhe prezencën e biznesit tuaj në rrjetet e ndryshme sociale. Ne gjithashtu ofrojmë abonime mujore për menaxhimin e llogarisë suaj në rrjetet sociale (Facebook, Linkedin, Twitter, Pinterest, Instagram etj.) që do të sigurojë qarkullimin e përmbajtjeve dhe shpejtësinë e reagimit ndaj pyetjeve dhe komenteve të përdoruesëve.
Dizajn Grafik dhe Multimedia
Ofrojmë shërbime të tërësishëme të komunikimit vizual.
Dëgjojmë klientët tonë, analizojm kërkesat e tyre dhe punojnë në mënyrë strategjike për t´i përmbushur pritjet e tyre. Krijojmë propozime të mirëfillta në fushën e komunikimit dhe të projektimit me themele të forta të strategjisë dhe të krijimtarisë.
Shumëllojshmëria e burimeve që ofrojmë për klientët tanë përfshin:
Dizajnim i logos
Projektimi i udhëzuesit të imazhit tuaj
Dizajnim për shtyp (kartvizita, flaera, etj)
Dizajnim për reklamim në internet – Banners (për Google AdWords, Facebook etj)
Dizajnim Multimedia
Përpunim i fotove me fotoshop
Krijimin dhe përpunimin e videoeve
Dizajnim 3D – Infografik etj.
Social Media Marketing
Paraqitje në rrjetet sociale sot është gjithnjë e më e rëndësishme për çdo projekt, jo vetëm për shkak se ajo favorizon SEO-n, por edhe për shkak se mirëmban një komunikim të drejtpërdrejtë me klientët tuaj potencial, lexuesit apo publikun më të gjerë.
Në IBC Web Solutions, kemi një grup të redaktorëve të specializuar që mund të gjenerojnë përmbajtje relevante dhe të cilësisë së lartë për ta rritur imazhin dhe prezencën e biznesit tuaj në rrjetet e ndryshme sociale. Ne gjithashtu ofrojmë abonime mujore për menaxhimin e llogarisë suaj në rrjetet sociale (Facebook, Linkedin, Twitter, Pinterest, Instagram etj.) që do të sigurojë qarkullimin e përmbajtjeve dhe shpejtësinë e reagimit ndaj pyetjeve dhe komenteve të përdoruesëve.